Polici gjuan me armë në dasmë

Polici gjuan me armë në dasmë

Polici Xhafer Kabashi nga Suhareka nuk përmbahet dot kur dëgjon tingujt e sharkisë e çiftelisë në një dasmë në fshatin Sllapuzhan të kësaj komune.

Pas disa minutash të këngës së tre rapsodëve, zyrtari policor nxjerr revolen nga brezi dhe zbraz disa fishekë nga dritarja e odës së burrave.

Insajderi ka siguruar një video që pasqyron të shtënat e këtij polici. Pos kësaj, arma duket nga pamja se nuk është armë zyrtare e Policisë së Kosovës.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/MKP7p6AV0bA” maxwidth=”680″]

Duke shtënë për qejf, zyrtari i rendit rrezikon sigurinë publike dhe përdorë armën pa autorizim. /Insajderi.com