Policët në Shqipëri do të “siten” me makinën e së vërtetës të FBI-së

Policët në Shqipëri do të “siten” me makinën e së vërtetës të FBI-së

Kryeministri shqiptar, Edi Rama paralajmëroi dje se përveç vettingut për të kontrolluar pasurinë, çdo drejtues policie do të kalojë në testin poligrafik të FBI, ose sikur njihet ndryshe makina e së vërtetës.

Një masë e tillë, sipas Ramës, do të bëhet për të pastruar policinë e shtetit nga të inkriminuarit dhe personat e korruptuar, transmeton KJ.

Por çfarë është makina e së vërtetës (Poligrafi) dhe si funksionon ajo? Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike.

Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik.

Makina e të vërtetës, përdoret nga FBI-ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate.

Ndërsa në Tiranë se së bashku me aparaturën për asistencë do të mbërrijnë dhe specialistë të FBI-së, me qëllim përdorimin e saj, gjatë testimit të oficerëve që do jenë përzgjedhur për t’u bërë pjesë e kësaj strukture hetimore.