Policët ndalin veturën private për ta shfrytëzuar si transport (Video)

Policët ndalin veturën private për ta shfrytëzuar si transport (Video)

Një veprim krejtësisht i çuditshëm ka ndodhur dje në qendër të Prishtinës, përkatësisht në tek stacioni afër Radio Kosovës.

Insjaderi ka kapur një moment, në të cilin shihet sesi dy polic të Policisë së Kosovës, dënojnë një shofer që operon si taksi ilegal në drejtimin Prishtinë-Fushë Kosovë.

Teksa njëri shofer përfundon me vënien e gjobës për shoferin e “1-shit” kolegu i tij ndalon një tjetër veturë.

Fillimisht të dy policët e kontrollojnë veturën dhe më pas po të dytë futen në këtë veturë për të shkuar në drejtim të Grandit.

Nuk dihet nëse vetura është zyrtare apo private por ajo çfarë është e pakuptueshme është ndalja e automjetetit nga ana e policëve dhe më pas futja në atë veturë si pasagjerë.