Polica konfirmon arrestimin e Donika Kadaj-Bujupit

Polica konfirmon arrestimin e Donika Kadaj-Bujupit

Policia e Kosovës, ka ndaluar Deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi me kërkesë të Gjykatës Themelorë të Prishtinës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi, është ndalur dhe do të shoqërohet për në Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Njësitet relevante policore kufitare bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së znj. D. (K.) B., të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë e njëjta do të shoqërohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, ka thënë se arrestimi i deputetes, Bujupi ka bashkëpunuar mirë me zyrtarët e Policisë së Kosovës./Insajderi.com