Polica iu gjen drogë dy personave në Parkun e qytetit

Polica iu gjen drogë dy personave në Parkun e qytetit

Policia e Kosovës gjatë ditës ka arrestuar disa person në Prishtinë për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Rasti i parë ka ndodhur pasdite te Parku i qytetit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Te njëri i dyshuar janë gjetur 2.2 gramë, ndërsa tek i dyshuari tjetër 1.5 gramë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti tjetër ka ndodhur në mesditë në rrugën “UÇK”. “Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 75 copë tableta substancë e dyshuar narkotike e llojit LSD. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.