Pogba do të mungojë 12 javë

Pogba do të mungojë 12 javë

Manchester United ende nuk ka njoftuar se sa gjatë do të jetë jashtë fushave Pogba pas lëndimit që pësoi kundër Baselit, por tashmë mediat britanike kanë filluar të raportojnë se francezi do të mungojë deri në 12 javë.

Henrikh Mkhitaryan ka vajtuar lëndimin e Paul Pogbas që pësoi ditë më parë në Ligën e Kampionëve, por beson se Jose Muorinho mund ta mbulojë mirë hapësirën e lënë bosh nga francezi.

Jose Mourinho tha se francezi mund të mungojë disa javë dhe tani “Goal.com” shkruan se ish mesfushori i Juventusit do të jetë jashtë fushave për 12 javë.

“Është e vështirë, sepse ai është lojtar i shkëlqyer për ne”, tha Mkhitaryan për “SFR Sport”.

“Do të jetë shumë e vështirë pa të, por trajneri e di shumë mirë si të mbulojë këtë hapësirë dhe ne do ta ndihmojë të kthemi më të fortë”, shtoi armeni.