“Pogba ta harrojë çmimin dhe të tregojë kualitet në fushë”

“Pogba ta harrojë çmimin dhe të tregojë kualitet në fushë”

“Djajtë e Kuq” kanë paguar shumë rekorde për Pogban, por trajneri Mourinho dëshiron që  francezi të tregojë kualitetin në fushë.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka kërkuar nga mesfushori i tij Paul Pogba, që të harrojë se ka thyer rekordin botëror këtë verë me shumën e paguar për të, por të tregojë kualitet në fushë.

Pas dy humbjeve – nga City dhe Feyndord – Pogba ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e tij por Mourinho beson se Pogba do ta rikthej vetëbesimin, shkruan Sky Sports.

“Unë dua që Paul të harrojë sa ka kushtuar dhe të luaj ashtu sic di ai,” ka thënë Mourinho, duke u shprehur se Pogba ka luajtur në finale të Euro 2016, ka ndërruar ambient dhe pas këtyre, është e natyrshme që i duhet pak kohë.

Ai ka thënë se beson se francezi së shpejti do të rikthejë besimin në vete./Insajderi.com