Pogba shënon në fitoren bindëse të United ndaj kampionëve

Pogba shënon në fitoren bindëse të United ndaj kampionëve

Manchester United i është kthyer fitoreve në Premier Ligë.  “Djajtë e Kuq” fituan bindshëm ndaj kampionit në fuqi, Leicester, me rezultat 4 me 1.

Golat për Manchester United u shënuan në pjesën e parë derisa të përzgjedhurit e Mourinhos qenë të përfshirë në një presion ndaj Leicester.

Në ndeshje shënoi edhe lotjari më i shtrenjtë në histori të futbollit Paul Pogba.  Ky është goli i tij i parë me United që kur u rikthye në ekip këtë verë.

Tre golat e tjerë për United i shënuan Smalling, Mata dhe Rashford.

Me këtë fitore, United ka mbledhur 12 pikë në gjashtë ndeshje./Insajderi.com

https://youtu.be/ZrcnlTZACmQ