Pogba: Rikthimi tek United u bë në kohën e duhur

Pogba: Rikthimi tek United u bë në kohën e duhur

Paul Pogba beson se rikthimi i tij tek Manchester United pas disa viteve ne Itali po ndoëhë në kohën e duhur për të por edhe për Jose Mourinhon.

Kështu ka thënë ai në një intervistë ekskluzive  të zhvilluar me ish-sulmuesin e Arsenalit, Thierry Henry, që tashmë është pjesë e Sky Sports.

Pogba pritet që të bëjë sonte debutimin e tij të dytë tek Manchesteri, ekip nga i cili u largua në vitin 2009.

“Besoj se ka qenë koha e duhur për Mourinhon por edhe për mua që të vijmë këtu,” ka thënë ai.

“Unë kam luajtur për katër vite në Itali, dhe nuk besoj se do të vija këtu para rreth dy viteve,” ka shtuar ai./Insajderi.com