Pogba “nënshkruan” transferimin tek United

Pogba “nënshkruan” transferimin tek United

“Deri në mëngjesin e sotëm, Jonathan Perk ka qenë një djalë si të tjerët: student, tifoz i Manchester Unitedit dhe me pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga nesër, popullariteti i tij do të kapë yjet dhe kjo për meritë të Paul Pogbasë, i cili ka dhënë autografin e parë në një fanellë të Manchester Unitedit. Dhe Paul nuk është kufizuar vetëm me këtë”

Kështu shkruan sot e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” për ngjarjen e cila mund të jetë konfirmimi më serioz nga shumë të tjera të ditëve të fundit për kalimin e bujshëm të francezit në “Old Trafford”.

Ngjarja që tifozi postoi në “Instagram” ka ndodhur në Los Angeles, ku djaloshi Jonathan është me pushime, ashtu si Pogba, i cili po pret të marrë lejen përfundimtare të Juventusit për t’u nisur drejt ishullit britanik. Kujdesi i 23-vjeçarit thekson vullnetin e tij për t’iu bashkuar “Djajve të kuq”. Jonathan fitoi famën, Pogba tifozin e tij të parë anglez.

Por, kjo s’është asgjë për yllin e ardhshëm të Jose Mourinhos, krahasuar me 12.5 milionë eurot në vit (plus shpërblime) që ai do të përfitojë në Manchester. Ndwrsa mediat kanw raportuar se klubi anglez do tw paguaj 110 milionë euro tek Zonja e Vjetër për të.