Poeti anglez vuri Skënderbeun në radhën e të mëdhenjve të kësaj bote

Poeti anglez vuri Skënderbeun në radhën e të mëdhenjve të kësaj bote

Edmond Spenser (1552/1553-1599), poet anglez në një sonet të shkruar për Skënderbeun vihet në radhën e njerëzve të mëdhenj të lashtësisë, për të cilët janë ngritur harqe triumfi dhe piramida gjigante që ‘kërcënojnë’ qiellin.

Vepra u botua më 1596 me titull: “Historie of Georgis Castriot surnamed Scanderbeg – King of Albanian” (Historia e Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe, Mbret i Shqiptarëve) ku citohet:

Pse mburret koha e lashtë kaq fort me monumentet e moçëm të zotërve të fuqishëm

Të herojve, që me veprat pa mort Mahnitën botën, dhe fëmijët i lexojnë etshëm?

Kushdo me lavdinë e tyre habitet, Admiron statujat kolosetë e tyre të lartë.

Harqët e pasur të triumfit, që ngritën,

Piramidat vigane, që kërcënojnë qiejtë.

Po ja ai, që kohë e vonë e nxorri në dritë

Që me më të mëdhenjtë ndër ta matet,

I madh me emër në forcë e në, vetitë,

Vend i triumfit atij i përshtatet.

Kamzhik për turqit, rrufe për të pafetë,

Për bëmat e tua Skënderbe.

Libri i historianit francez Zhak Lavardin për Skënderbeun i përkthyer në anglisht nga Edmond Spenseri në 1596 (marrë nga Konica.al).