Podujeva është dëshmi e qeverisjes së mirë të LDK-së, sipas Mustafës

Podujeva është dëshmi e qeverisjes së mirë të LDK-së, sipas Mustafës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Komuna e Podujevës është dëshmi e qeverisjes së mirë të partisë së tij.

Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, Mustafa në Podujevë ka thënë se kjo komunë është diskriminuar nga PDK-ja.

“Podujeva është dëshimtare e qeverisjes së mirë të LDK-së në dy nivelet dhe diskriminimit që i është bërë nga dy qeveritë paraprake të kryesuara nga PDK-ja. LDK-ja dhe partnerët e saj ofrojnë qeverisje të drejtë, të ndershme, me dije, me projekte konkrete, me vizion e pastërti, për të gjithë qytetarët dhe komunat e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

LDK ka zgjedhur që hapjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare ta bëjë në Podujevë. /Insajderi.com