Podujeva bëhet me mamograf të digjitalizuar

Podujeva bëhet me mamograf të digjitalizuar

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka njoftuar sot se në këtë komunë tani më ka arritur një mamograf i digjitalizuar.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se gratë e Llapit tashmë do të ekzaminohen në Podujevë.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë është pajisur me mamografin e digjitalizuar, të teknologjisë së fundit. Falë kësaj pajisjeje, tani gratë llapjane mund të ekzaminohen në Podujevë”, ka shkruar Veliu.