Podolski sezonin e ardhshëm transferohet në Japoni

Podolski sezonin e ardhshëm transferohet në Japoni

Ekipit turk Galatasaray, njoftoi se ylli Lukas Podolski në fund të këtij sezoni do të transferohet në ekipin japonez Vissel Kobe.

Në deklaratën e bërë nga Galatasaray-i u theksua se është arritur marrëveshje me ekipin Vissel Kobe për transferimin e Lukas Podolski në fund të sezonës 2016-2017.

Sipas kësaj marrëveshjeje Vissel Kobe për transferimin e Podolskit do të paguajë 2 milionë e 600 mijë euro.

Ndërkohë, në rast se Podolski luan në 75 përqind të ndeshjeve të ligës të cilat kanë mbetur në këtë sezon dhe në rast se Galatasaray-i fiton të drejtën në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve ose në kualifikimet, ekipi japonez do të bëjë pagesë shtesë prej 200 mijë euro.