“Po të isha Vuçiq, kurrë nuk do ta pranoja Kosovën – pa e pranuar të gjitha vendet e BE-së”

“Po të isha Vuçiq, kurrë nuk do ta pranoja Kosovën – pa e pranuar të gjitha vendet e BE-së”

Drejtorja e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliq, ka thënë se CEAS mbështet dialogun për Kosovën për shkak se i ai është i nevojshëm.

Sipas saj, mbështetja është dhënë pasi që Serbinë e presin ose ndryshime të rëndësishme ose miratimi i dokumenteve të reja strategjike dhe doktrinare, duke shtuar se Kosova është çështje e vazhdimit të integrimeve europiane.

Në një intervistë për javoren serbe Expres me titullin “Po të isha Vuçiq kurrë nuk do të pranoja Kosovën deri sa të mos e pranojnë të gjitha vendet e BE-së”, ajo ka folur për NATO-n, dialogun me Kosovën, kërcënimet e sigurisë dhe tregoi se ajo i takon shkollës së mendimit që beson se NATO është aleancë politike e sigurisë.

Ajo në pyetjen se nga kush është më së shumti e rrezikuar siguria e Serbisë, ka thënë se këtu kthehemi në pyetjen se pse duhet mbështetur dialogu me Kosovën.

“Formalisht, Kosova është kërcënimi më i madh i sigurisë në Serbi. Unë nuk mendoj se kjo është kështu. Për mendimin tim, kërcënimi më i madh i sigurisë i Serbisë është se nuk ka sistem të reformuar të sigurisë, të konsoliduar, dhe nuk ka kontroll demokratik mbi të. Sigurisht, janë sfidat e terrorizmit, aktivitetet shtetërore dhe joshtetërore armiqësore që minojnë ato që janë politikat zyrtare të qeverive të rajonit, përfshirë edhe Serbisë”, tha Miliq, transmeton Telegrafi.

CEAS beson, ajo thotë se procesi i integrimit evropian në vetvete, dhe vendimi për të hyrë në të, edhe pse është thënë se ky është prioriteti kryesor strategjik i Serbisë, nuk mund të zëvendësojë strategjinë e politikës së jashtme.

E pyetur nëse ajo beson se të gjithë duhet të marrin pjesë në dialog, Milic u përgjigj: “Absolutisht”.

Sipas saj, kjo është temë që ka të bëjë edhe me stabilitetin e rajonit dhe se si Serbia do të duket – si një partner i besueshëm apo jo.

“Unë besoj se Perëndimi dhe komuniteti ndërkombëtar janë të vetëdijshëm se si Kosova vetëm nuk mund të dal nga situata paszgjedhore, si dhe institucionale, por edhe statusore. Por, mbi të gjitha, të stoposh Kosovën për anëtarësim në Interpol, me të vërtetë është shumë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme”, ka vlerësuar Miliq.