“Po të bisedonim në 2015-ën, sot do e kishim liberalizimin”

“Po të bisedonim në 2015-ën, sot do e kishim liberalizimin”

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se po të kishte diskutim mes partive politike në vitin që është nënshkruar marrëveshja e demarkacionit, sot qytetarët e Kosovës do te udhëtonin lirshëm, pa viza, raporton Zëri.info.

“Ta kishim pasur vullnetin të bisedojmë në vitin 2015, ne e kishim pasur liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Deda.

E pas tri vjetësh sipas Dedës, politika kosovare ka avancuar.

“Pas gati tri vjetësh ne më në fund po e debatojmë çështjen e demarkacionit, jo ne media, jo në rrugë, jo me inate politike, po si duket kjo Kosovë, kjo politikë, paska avancuar në tri vitet e fundit dhe kjo duhet përshëndetur. Por duhet ta dimë se çka kemi marrë para vetes, një dokument që është mbërritur me konsensusin e gjerë politik, jo me konsensusin e plotë politik”, ka shtuar Deda.

Ai më tej, ka thënë se Mali i Zi ka përmbyllur këtë marrëveshje përgjatë tri vjetëve dhe është bërë anëtare e NATO-s, për dallim prej Kosovës, e cila ka ngecur në këtë drejtim