BE po hakmerret: Prodhimet e SHBA në “listën e zezë”

BE po hakmerret: Prodhimet e SHBA në “listën e zezë”

Bashkimi Evropian po e përgatitë “listën e zezë” për prodhimet amerikane, nëse Uashingtoni zyrtar e kufizon importin e aluminit dhe çelikut, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Ministria amerikane e tregtisë javën e kaluar ka kërkuar nga presidenti Donald Trump që të fusë doganë apo kuota në metalet nga bota e jashtme, duke pretenduar si arsye brengosje për siguri kombëtare, transmeton agjencia AP.

Mirëpo, Komisioni Evropian, sipas shkrimit të gazetës gjermane, planifikon “hakmarrje” me futjen e doganës në disa prodhime nga SHBA, në mes të cilave janë uiski, motoçikletat “Harley Davidson” dhe lëngjet e pemëve.

Zëdhënësi i Komisionit Margaritis Schinas ka refuzuar të komentojë këto pretendime, por ka thënë se BE do të ndërmarrë “masat e duhura për ta mbrojtur industrinë e vet”.

“Brukseli zyrtar është i gatshëm të reagojë shpejt dhe në mënyrë të duhur në rast se eksporti ynë goditet me masat restriktive tregtare nga SHBA” ka deklaruar Schinas./Insajderi.com.