“Po filloj një epokë të re të boksit gjerman”

“Po filloj një epokë të re të boksit gjerman”

Për boksierin me origjinë nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi, meçi ndaj ish-kampionit të botës Arthur Abrahm do të ketë më shumë se vetëm një domethënie. Do të jetë ndeshja e jetës për të.

Boksieri nga Juniku planifikon jo vetëm mposhtjen e armenit me nënshtetësi gjermane Arthur Abraham, por edhe fillimin e një epoke të re në karrierën e tij.

“Dua të filloj një epokë të re. Do të jetë një ndryshim në sportin e boksit në Gjermani”, ka thënë Krasniqi për gazetën gjermane Bild.

Nëse Krasniqi fiton ndaj Abraham, ai do të ketë mundësi që të “luftojë” për fitimin e titullit Kmapion Bote në versionin WBO, raporton Insajderi.

Njëri nga kundërshtarët me të cilin mund të përballet 30-vjeçari nga Kosova, në rast se fiton ndaj Abraham, është Dominic Bosel. Momentalisht, gjermani Bosel është kampion në tri versione.

Meçi ndërmjet Krasniqit dhe Abraham do të zhvillohet më 22 prill në Gjermani. /Insajderi.com