Plisat kërkojnë largimin e kryesisë së KB Prishtinës dhe Drilon Hajrizit

Tifozët e Sigal Prishtinës, "Plisat" nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e klubit për transferimin e basketbollistit mitrovicas Drilon Hjarizi.

Plisat kërkojnë largimin e kryesisë së KB Prishtinës dhe Drilon Hajrizit

Plisat kanë kërkuar largimin e kryesisë së klubit, ndërsa kanë thënë se arsyeja e kësaj kërkese është transferimi i Drilon Hajrizit, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e rivalëve të Prishtinës, KB Peja e KB Trepça.

“Kryesia e Plisave dhe të gjithë Plisat, po ashtu edhe qytetaret e Prishtinës kërkojnë menjëherë dorëheqjen e kryesisë së klubit KB Sigal Prishtina”, thuhet në postimin e Plisave në Facebook.

Hajrizi është reprezentues i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, derisa më parë është shpallur edhe kampion i Kosovës me skuadrën e Trepçës. /Insajderi.com