Plisat kërkojnë dorëheqjen e Blerand Stavilevcit nga Sigal Prishtina

Tifozët nga kryeqyteti “Plisat” po kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së klubit të KB Prishtina, për shkak të transferimit të basketbollistit nga Mitrovica, Drilon Hajrizi.

Plisat kërkojnë dorëheqjen e Blerand Stavilevcit nga Sigal Prishtina

Transferimi i ish-basketbollistit të Trepçës, Drilon Hajrizit besohet të jetë shkaku kryesor që tifozët prishtinas të kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së KB Prishtinës, raporton Insajderi.

“Plisat” kanë postuar një foto në Facebook, në të cilën shkruan “Jashtë Prishtinës”, kurse në foto janë Blerand Stavileci – president i klubit, Florian Miftari – drejtor, Lulzim Ibrahimi – nënkryetar, si dhe Luan Maloku – drejtor sportiv i KB Prishtinës.

Plisat kanë bërë të ditur disa herë se nuk do ta lejojnë në asnjë mënyrë Hajrizin të mbrojë ngjyrat e Prishtinës, kjo pasi sipas tyre, Hajrizi kishre sharë Prishtinën në kohën sa ishte basketbollist i Trepçës dhe Prishtinës. /Insajderi.com