Planifikohen dënime shtesë për partitë politike

Planifikohen dënime shtesë për partitë politike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa planifikon të shqiptojë dënime shtesë për partitë politike të cilat nuk i paguajnë dënimet nga zgjedhjet lokale 2017.

Kryesuesi i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e ka konfirmuar për REL se disa nga partitë ende nuk i kanë shlyer obligimet.

Ai ka thënë se PZAP ka paralajmëruar partitë politike se nëse deri në fund të këtij muaji nuk përfundojnë obligimet, atëherë në bazë të ligjit do të shqiptohen dënime shtesë.