Plani i ushtrisë serbe për veriun

Plani i ushtrisë serbe për veriun

Nëse dikush në Prishtinë, Bruksel apo Uashington, mendon që me forcë ta marrë pjesën veriore të Kosovës dhe të dëbojë serbët të cilët janë aty shumicë absolute, ata duhet ta dinë se ushtria serbe për vetëm tri orë mund të arrijë në Mitrovicën e Veriut dhe të dalë në urën mbi lumin Ibër.

Kjo është deklarata që e ka dhënë analisti ushtarak serb, Miroslav Lazanski.

Ai thotë se Prishtina padyshim ka ambicien me anë të aparatit represiv të saj të ‘pushtojë’ veriun e Kosovës, duke theksuar se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e bëri të qartë se kjo nuk do të jetë e mundur, shkruajnë mediet serbe.

“Ata janë të fiksuar që veriun e Kosovës ta fusin nën kontrollin e tyre. Kjo teori qëndron pasi donin të përdorin vrasjen e fundit për të dërguar ROSU-n atje”, vlerëson Lazanski.

Lazanski thotë se Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë serbe ka elaboruar plane për çdo rrezik potencial, madje edhe për një krizë të mundshme në Kosovë./zëri.info