Plani i madh i Tunës pak para lindjes së fëmijës

19.03.2017 16:58
Plani i madh i Tunës pak para lindjes së fëmijës

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu, siç dihet tash e një kohë është shtatzënë e në pritje të një fëmije.

Por edhe pse në një fazë të tillë të jetës këngëtarja duket se nuk e ka ndërmend të lërë anash muzikën, raporton Prive.

Ajo gjatë kësaj periudhe ka punuar mjaft shumë me disa producentë duke arritur të realizojë edhe një projekt i cili pritet të publikohet shumë shpejt e të mbulojë periudhën që do ta ketë mjaft të ngjeshur me kujdesin ndaj foshnjës.