Plani i Joshuas për t’u bërë si Ali dhe Tyson

Plani i Joshuas për t’u bërë si Ali dhe Tyson

Boksieri britanik Anthony Joshua beson se emri i tij do të renditet përkrah legjendave si Muhammad Ali dhe Mike Tyson.

Joshua dëshiron që të bëhet boksieri i parë që mban të katër titujt e mëdhenj të botës në peshën e rëndë.

Anglezi aktualisht ka në pronë titujt e botës në versionet WBA dhe IBF në peshën e rëndë, por po planifikon të luftojë me zelandezin Joseph Parker, që është kampion në versionin WBO dhe amerikanin Deontay Wilder që është kampion në versionin WBC.

Kështu ai beson se nëse i shton edhe këta tituj tjerë, atëherë do të futet në mesin e më të mëdhenjve në peshën e rëndë.

“Unë jam në prag që emri im të përmendet përkrah të mëdhenjve si Muhammad Ali dhe Mike Tyson”, ka thënë Joshua, shkruan Daily Mail.