Plani i Barcelonës për blerjen e dy yjeve

12.11.2017 09:01
Plani i Barcelonës për blerjen e dy yjeve

Barcelona i ka të qarta objektivat e merkatos.

Ata janë Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann. Të dy, edhe pse operacione të vështira, konsiderohen si mëse të mundshme nga klubi katalanas.

Plani është që në merkaton e dimrit të sjellin brazilianin Coutinho nga Liverpuli, ndërsa francezi i Atletikos të blihet në verë.

Coutinho është i mërzitur me Liverpulin për faktin që nuk e la të lirë të shkonte te Barcelona në merkaton e kaluar.

Ndërsa Griezmann, sipas mediave spanjolle, ka vendosur që të largohet nga Atletiko verën e ardhshme. Çmimi i francezit është 100 milionë euro dhe Barcelonën nuk e pengon pjesa ekonomike, por rivaliteti i Manchester United dhe PSG.