Plagosje në Prishtinë me armë zjarri

Plagosje në Prishtinë me armë zjarri

Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se dje në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje, një i dyshuar ka plagosur personin tjetër.

“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar”, njofton Policia

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar, i cili gjendet në arrati.