Dy të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në qendër të Prishtinës

Dy të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në qendër të Prishtinës

 

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje me armë që ka ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë afër Fakultetit të Shkencave Matematiko – Natyrore.

Klan Kosova ka arritur të sigurojë informacione se njëri nga të plagosur që është me iniciale T.J dhe është 24 vjeçar është plagosur në këmbë, derisa personi tjetër i plagosur për identitetin e të cilit nuk dihet akoma është plagosur në kokë.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe pritet që aty të jenë së shpejti edhe ekipet e Forenzikës.

Për momentin akoma nuk dihen detajet që sollën deri tek kjo përleshje./KK