Plagosje me armë zjarri në Gllogoc

Plagosje me armë zjarri në Gllogoc

Një person është plagosur me armë zjarri, dje në fshatin Gllogoc të komunës së Prishtinës, njofton policia e Kosovës.

Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa personi  i cili ka qëlluar viktimën, ka ikur në drejtim të panjohur.

Në vendngjarje policia ka gjetur dy gëzhoja dhe një predhë, kalibri i të cilit nuk dihet, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për këtë rast.

Gjatë 24 orëve të fundit policia njofton se ka arrestuar 14 persona për vepra të ndryshme penale. /Insajderi.com