Plagoset një punëtor i stadiumit nga tifozët shqiptarë

Plagoset një punëtor i stadiumit nga tifozët shqiptarë

Një punëtor i stadiumit është plagosur gjatë trazirave në stadiumin e Palermos mbrëmjen e sotme, çka edhe ndërpreu ndeshjen për gati 10 minuta.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, punëtori i stadiumit është qëlluar me një fishekzjarrë dhe shashka nga tifozët shqiptarë. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, shkruajnë mediat italiane.

U desh ndërhyrja e Ansi Agollit që të qetësonte grupimin e tifozëve shqiptarë që hodhën shashka në fushë dhe fishekzjarrë. /Insajderi.com