Plagoset me armë gjahu një person në Shqipëri

Plagoset me armë gjahu një person në Shqipëri

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur rreth orës 12:03 të kësaj të hëne, në fshatin Gumenicë të Vlorës.

Sipas policisë, Krenar Veshaj është vetëplagosur me armë gjahu teksa ndodhej në banesë, në rrethana ende të paqarta. Fatmirësisht 55-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet policore sekuestruan armën e zjarrit dhe një gëzhojë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al