Plagosën dy vëllezër – pronar të një lokali

Plagosën dy vëllezër – pronar të një lokali

Dy vëllezër, pronarë të një lokali kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me sende të forta nga një 26-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Pogradecit, ku Borian Syzo, 26 vjeç në gjendje të dehur ka debatuar me dy vëllezërit, A.C, 44 vjeç dhe A. C, 46 vjeç, duke i goditur me sende të forta. Në lokalin në pronësi të tyre ai ka dëmtuar orenditë, ndërkohë që dy vëllezërit janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 26-vjeçarit rëndojnë akuzat e plagosjes së rëndë me dashje dhe shkatërrim i pronës./Top Channel