Plagosen dy persona në Prishtinë (VIDEO)

Plagosen dy persona në Prishtinë  (VIDEO)

Dy persona janë plagosur sot rreth orës 17:00  në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

Lajmin për Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Polcisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se dy të plagosurit janë dërguar në tretman mjekësor, dhe se Policia është në kërkim të dyshuarve.

“Rreth ores 17:00 kemi pranuar imformaten per te shtena me arme.ne rrugen Ibrahim Lutfiu ne Prishtine. Me te dale ne vend ngjarje policia konstatuar se behet fjale per plagosje me arme zjarri ku jane plagosur dy persona. Personat e plagosur jane derguar per tretman mjekesor  nderkohe qe njesite policore jane duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin e personave te dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa shihet gjak dhe gëzhoja të plumbave./Insajderi.com

Për ta parë videon klikoni këtu: