Plagosen dy persona në një sallë ku po festohej 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Plagosen dy persona në një sallë ku po festohej 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Në një këmbim të shtënash me armë në një sallë festive në komunën Anderlecht të regjionit të Brukselit, në natën në mes të të premtes dhe të shtunës janë plagosur dy persona.

Siç njofton agjencia e lajmeve Belga, personat që kanë qëlluar me armë kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në kërkim të tyre për veprën e kryer penale të tentimvrasjes.

Zënka që u përshkallëzua në shkëmbim të shtënash me armë vihet në lidhje me komunitetin e atjeshëm shqiptar dhe festimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.