Dy nxënës janë plagosur sot me armë zjarri derisa ishin në orën e mësimit në shkollën “Fan S. Noli” në Podujevë.
Policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ku nga një predhë e cila nëpërmes dritares ka depërtuar në klasë, janë lënduar dy persona (nxënës deri sa ishin në orën e mësimit).
Të plagosurit janë I.P., 18 vjeç, i cili është lënduar në buzë, dhe A.R. 17 vjeç, i lënduar në kraharor, të cilët menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor. Ata janë jashtë rrezikut për jetë.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, policia thotë se është hapur rasti ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast./Insajderi.com