Plaçkitje me maska, armë dhe me të shtëna – vidhen paratë që po transportoheshin

Plaçkitje me maska, armë dhe me të shtëna – vidhen paratë që po transportoheshin

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Leposaviç të Mitrovicës së Veriut, ku është plaçkitur kombi i një kompanie ku në të cilin gjendeshin të holla. Në këtë plaçkitje ishin të përfshirë pesë vetura njëra prej të cilave është gjetur e djegur, raporton Insajderi.

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, persona të panjohur me maska dhe me krismën e armëve kanë arritur ta plaçkitin kombin e një kompanie e cila po transportonte të holla.

Në këtë aksion ishin të përfshirë pesë vetura, ku njëra prej tyre është gjetur e djegur më pas nga Policia e Kosovës.

“Raportohet se persona të panjohur të maskuar me armë të gjata nën kërcënimin dhe krismën e armëve kanë plaçkitur kombin e një kompanie në të cilin kishte të holla.. Në plaçkitje janë përfshirë 5 vetura ku njëra prej tyre është gjetur e djegur në një rrugë lokale në Leposaviq, po ashtu një tjetër veturë është gjetur skaj rrugës në fshatin Melenicë dhe brenda saj shihet se ka të holla, ndërsa të dyshuarit kanë ikur me veturat tjera që kishin në dispozicion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar armë, disa të holla dhe gjëra tjera, përderisa me rastin janë duke u marrë njësitë policore dhe rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme./Insajderi.com