Gazetarja dhe kameramani plaçkiten gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Gazetarja dhe kameramani plaçkiten gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Një raportere dhe një kameraman i televizionit të Australisë është penguar nga disa persona të maskuar të cilët vodhën edhe një kamerë në vlerë 15, 000 funtash.

Reporterja, Laurel Irving dhe kameramani Jimmy Cannon të ndodhur në Exmouth, Islington para se të regjistronin segmentin e Grenfell, befasohen nga dy hajdutët.

Njëri prej banditëve, Cannonin e kishte kërcënuar me një armë, duke e detyruar me forcë që të dorëzojë kamerën 15, 000 funtëshe, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

“Ne ishim të frikësuar dhe mërzitur. Sapo kapa kamerën, Jimmy m’u drejtua “Ai ka një armë”, kështu unë iu drejtova grabitësit “Më trego armën”, dhe e kuptova se ndodhesha në një situatë të rrezikshme dhe kështu i dorëzova kamerën”, u shpreh reporterja Irving.

Incidenti kishte ndodhur në mbrëmjen e së hënës.