PK: Nehat Thaçi do ta vazhdojë punën

PK: Nehat Thaçi do ta vazhdojë punën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, Nehat Thaçi, pas lirimit nga burgu i Serbisë, do ta vazhdojë punën dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Pas lirimit të nënkolonel Nehat Thaçi ju njoftojmë se nënkolonel Nehat Thaçi do të vazhdojë punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës, duke qenë i përkushtuar dhe profesional në përmbushjen e të gjitha objektivave në të mirë të rendit, ligjit dhe sigurisë publike”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Në asnjë rast arrestimi i tij nga ana e autoriteteve serbe nuk do të ndikojë në motivimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, duke përfshirë edhe komunitetin serb”, përfundon njoftimi./Insajderi.com