Pjesa e qytetit që mbeti dy ditë pa ujë

Pjesa e qytetit që mbeti dy ditë pa ujë

Prishja e një gypi bëri që e gjitha pjesa veriore e Mitrovicës të mbetet pa ujë të pijshëm nga e premtja.

Në mungesë të ujit banorët e lagjes Kroi i Vitakut, bënë çfarë mundën për të siguruar atë.

Dikush tjetër u furnizua nga puset që kanë në oborre, e të tjerët u desh të blejnë ujin.

“Kjo është dita e tretë që nuk kemi ujë, kemi pasë disa rezerva mirëpo janë hargju, e sot kom ble ujë për me pi me pastru për çka të na duhet”, ka thënë një qytetar.

Megjithatë, i kontaktuar nga Klan Kosova, drejtori i Ujësjellësit rajonal Mitrovica Kadri Istrefi tha se ekipet kanë dal në terren dhe se është sanuar problemi.