Pitja, flija, pica më e mirë, çmimet që do ndajë Festivali i Bukës

Pitja, flija, pica më e mirë, çmimet që do ndajë Festivali i Bukës

Një festival i pazakontë do të mbahet muajin tjetër në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Ky është edicioni i parë i këtij festivali dhe pritet të mbahet në gjysmën e dytë të tetorit, saktësisht me 17, 18 dhe 19 tetor.

“Festivali i Bukës” dhe produkteve tjera të brumit dhe drithërave”sipas informacioneve në ngjarjen e krijuar në Facebook,  ka për qëllim që të promovojë produktet bazë, gjysmë produktet dhe produktet finale të brumit dhe drithërave.

E në kuadër të këtij festivalit, organizatorët do të ndajnë edhe disa gara interesante.

Për herë të parë në vend, ekspozues në kuadër të një festivali, do të kenë mundësi që të jenë pjesëmarrë edhe në gara konkurruese, ku juri do të jenë vet qytetarët.

Tre vendet e para do shpërblehen me çmime.

Gara për buken më të mirë të të gjitha llojeve (bukës së bardhë, integrale, të misrit, etj)
Gara për piten më të mirë
Gara për burekun më të mirë
Gara për flinë më të mirë
Gara për kiflet më të mira (për të gjitha llojet)
Gara për picen më të mirë (për të gjitha llojet)
Gara për pastat më të mira (për të gjitha llojet)
Gara për ëmbëlsirën më të mirë
Gara për kekun më të mirë
Dhe e fundit, gjithashtu edhe më e rëndësishmja, do të jetë gara për gurmanin më të madh (do të marrin pjesë personat që do të garojnë se cili do të arrij t’i konsumojë për një minutazhë të caktuar një pjesë të ushqimit).

“Festivali i Bukës” është i pari i këtij lloji në Kosovë e rajon, dhe mëton të vazhdojë tutje, për ta bërë Prishtinën vend-takimin e të gjitha kompanive vendore, rajonale e më gjerë, që merrën me këtë sferë të prodhimit e shërbimit.