Pite dhe qejf me familjen Meta– Vizita e Bebe Rexha në Shqipëri

Pite dhe qejf me familjen Meta– Vizita e Bebe Rexha në Shqipëri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka disa ditë që ka ardhur të vizitojë Ballkanin ku edhe ka publikuar fotografi në Instagram, në detet e Greqisë, e këto ditë këngëtarja ka bërë të ditur për fansat se ka ardhur edhe në Shqipëri.

Në Shqipëri përpos plazhit që po e shijon, ajo ka drekuar me familjen, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, zonjën e parë dhe kryetaren LSI-së.

Këto dy figura të njohura politike të Shqipërisë janë kushërirët e familjes Rexha.

Edhe në kohën kur Ilir Meta u zgjodh president në muajin prill, Rexha kishte uruar Metën për fitoren në rrjetin social të saj, Snapchat.

Gjatë drekimit këngëtarja siç duket ka ngënë edhe pite. Pas fotos së drekës, ajo ka ndarë edhe një video ku flet me një grua shqiptare, Fatimën, dhe e falënderon atë për piten që iu është shërbyer.

Këngëtarja falënderimin e thotë në gjuhën shqipe./Insajderi.com