Pitbulli dërgon aeroplanin privat për të ndihmuar njerëzit në Puerto Rico

Pitbulli dërgon aeroplanin privat për të ndihmuar njerëzit në Puerto Rico

Këngëtari me famë botërore, Pitbull, ka dërguar një aeroplan privat për të transportuar pacientët me kancer nga Puerto Rico drejt SHBA-së pas uraganit shkatërrues.

Ky veprim është vlerësuar lartë nga zyrtarë të lartë të Puerto Ricos, të cilët e bënë publik lajmin përmes Twitterit, përcjell albinfo.ch.

Reperi i lindur në Miami – emri i vërtetë Armando Perez – ka thënë për New York Daily se “vetëm po bën detyrën e tij”.

“Faleminderit Zotit që jemi të bekuar të ndihmojmë”, citohet të ketë thënë ai.

Shumica e këtij ishulli ka mbetur pa rrymë pas uraganeve shkatërruese Irma dhe Maria. Thuajse gjysma e popullatës 3.5 milionëshe ka mbetur pa ujë të pijshëm, ndërsa spitalet po mbesin pa karburante për të mbajtur në funksion sistemet e nevojshme.