PISA nxjerrë vajzat më të interesuara për shkencë sesa djemtë

PISA nxjerrë vajzat më të interesuara për shkencë sesa djemtë

Rezultatet jo të mira për Kosovën, të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), që kryhet një herë në tre vjet dhe teston aftësitë e 15-vjeçarëve, ka nxjerrë  edhe të dhënat se a janë më të interesuar djemtë apo vajzat në fushën e shkencës.

Nga rezultatet e bëra publike del se gjinia femërore në Kosovë është më e interesuar për të ardhmen, sa i përket shkencës.

Në përgjigjet e dhëna 28.1 për qind e vajzave e shohin të ardhmen të ndërlidhur me fushën e shkencës, ndërsa djemtë janë të interesuar për 24.7 për qind.

Por gjithsej nga 70 shtetet e përfshira në këtë studim, djemtë janë më të interesuar në fushën e shkencës se saj vajzat, përqindja e djemve është 25 për qind, ndërsa ajo e vajzave është 23.9.

PISA ka filluar në vitin 2000, në vitin 2015 rreth 540,000, studentë nga 72 vende morën pjesë në PISA./Insajderi.com