PISA mund të na përsëritet prapë

PISA mund të na përsëritet prapë

Kosova duhet të investojë më shumë në fushën e arsimit, pasi që arsimi do të edukojë të rinjtë që janë gjeneratorë për zhvillimin e një vendi dhe një shoqërie.

Boris Scharlowski, udhëheqës i projektit në GIZ CDBE, tha se rezultatet e PISA-s për Kosovën, ngjallën reagime në Kosovë, por jo nga nxënësit.

“Ne duhet të mbështesim sistemin e arsimit”, i tha ai sot RTK-së. Sipas tij edukimi është e drejtë njerëzore, por në të njëjtën kohë për të përmirësuar këtë duhet të angazhohemi të gjithë.

Scharlowski, bëri me dije se duhet të kemi kurrikula më të mira, edukim të mësimdhënësve. “Ministria është përgjegjëse për arsim. Shtetet investojnë shumë mjete në arsim. Ne në kudër të fushatës “Të gjithë për së bashku për një arsim më të mirë në Kosovë”, i rekomandojmë që të investohet në arsim”, tha ai.

Sipas tij 2 për qind duhet të rritet buxheti për arsim, që brenda pesë viteve të jemi në pozitën më të mirë, sikur shtetet e tjera. Ai tha se duhet të kemi mësimdhënës të mirë dhe tekste të mira. Scharlowski pret që në të ardhmen në PISA të dalë me rezultate më të mira. “Studentët duhet të kenë më të mirë të menduarit dhe jo të mësojnë mirë përmendsh”, tha ai.

Kurse ekspertja e projektit Alberta Alihajdari, tha në kuadër të fushatës “Të gjithë për së bashku për një arsim më të mirë në Kosovë”, janë paraparë disa aktivitete. “Do të kemi aktivitete të ndryshme, me nxënës, si shkollë verore në Kosovë, konferencë për mësimdhënës. Ne si projekt i kemi paraparë për vitin 2017”, tha Alihajdari.