Pique: Për herë të parë, Reali superior ndaj nesh

17.08.2017 18:02
Pique: Për herë të parë, Reali superior ndaj nesh

Gerard Pique foli para mediave pas humbjes 2-0 që Barcelona pësoi ndaj Real Madrid në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës.

Katalanasit i humbën të dyja ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm 5-1 dhe mbrojtësi spanjoll pranoi se rivalët e përjetshëm janë më lart për momentin.

“Nuk është mbrëmja më e keqe. Më e keqja ishte humbja e Spanjës ndaj Holandës. Në këto 9-10 vjet që luaj te Barcelona, për herë të parë ndjej se Reali është më mirë sesa ne. Duhet ta kthejmë këtë situatë”, deklaroi Pique.

Qendërmbrojtësi pranoi se Barcelona po kalon një moment krize: “Jemi në krizë si ekip dhe si klub. Sezoni sapo ka nisur, duhet të bashkohemi dhe të punojmë për një qëllim”.