Piktura nga puthjet

Piktura nga puthjet

Këto piktura janë realizuar nga artistja kanadeze, Alexis Fraser, e cila ka zhvilluar një teknikë shumë origjinale. Ajo krijon në fakt piktura të pabesueshme, duke puthur telajon.

Në saj të buzëve, ajo krijon figura shumë të detajuara, të thjeshta, duke u kujdesur që ta vendosë buzën në vendin e duhur. Sipas mediave vendase, Fraser u specializua fillimisht në piktura në vaj, por pastaj zhvilloi këtë teknikë.

Ajo i realizon pikturat duke vënë të kuq buzësh dhe më pas puth kanavacën. Ato janë të shpeshta, në një pikë të veçantë për të krijuar formën.

Më pas ajo përdor edhe furçën, për detajet e vogla, por duhet theksuar se pjesa më e madhe e punës është bërë nga puthjet e vërteta.

Vetë artistja kanadeze është shprehur se për portrete me sipërfaqe të mëdha, duhen shumë puthje dhe buzëkuq

Për shembull, për një portret të Marilyn Monroe, i bërë në vitin 2014, ajo kishte puthur kanavacën për katër ditë rresht dhe konsumoi dy buzëkuq.