Piktura e para 160 viteve, “me adoleshenten që shkruan në iPhone”

14.11.2017 18:23
Piktura e para 160 viteve, “me adoleshenten që shkruan në iPhone”

Ferdinad Georg Waldmullerin nga Australia, është autori i pikturës “Mëngjesi i së Dielës” që është realizuar rreth vitit 1860.

Ilustrimi i shekullit të XIX-të është popullarizuar së fundmi, pasi duket sikur e shfaq një të re tek shkruan në telefon të zgjuar.

Por, njohësit e artit kanë reaguar shpejtë, duke dhënë një koment shumë të arsyeshëm, për atë që thuhet të jetë iPhone.

“Ajo ka të veshur fustanin solemn të meshës dhe po shkon ose po kthehet nga kisha. Këtë na tregon edhe titulli. Në duar nuk mbanë telefon, por librin e korit”, është thënë lidhur me rastin.

Ndërsa, arsyeja pse mban kokën poshtë është se nuk dëshiron ta shikojë adoleshentin që po e pret me lule dhe po bëhet gati t’ia shpreh dashurinë.