Piktorët me ekspozitë në mbështetje të Ramush Haradinajt

Piktorët me ekspozitë në mbështetje të Ramush Haradinajt

Sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në ora 13:00, hapet ekspozita e piktorëve në përkrahje të ish kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas daljes para trupit gjykues, ish komandanti i UÇK-së është liruar me kusht, por do të duhet të qëndrojë në Francë deri në marrjen e vendimit për lirimin e tij.

Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet Franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.