Ndonëse pamja duket e bukur, por vendi në të cilin kjo grua kishte zgjedhë t’i kalonte çastet e piknikut, janë bërë në një vend shumë të rrezikshëm.
Gruaja duket e pavetëdijshme për faktin se ajo është ulur buzë një shkëmbi të plasaritur dhe nga momenti në moment mund t’ja thyejë qafën.
Sid Saunders ishte i tmerruar kur pa këtë grua të ulur mbi shkëmbinjtë e paqëndrueshëm ndërsa hante drekën e saj.
Vendi që shihni në foto ndodhet në Seaford Head, East Sussex, dhe është kthyer në famëkeq pasi muajt e fundit ka pasur shembje të vazhdueshme
Fotografi 74-vjeçari që ka kapur foton ka thënë se “kjo ishte njëra nga gjërat më të këqija që kam parë ndonjëherë.”
Një studente e Koresë e gjeti vdekjen pikërisht në këtë vend derisa fotografohej. Hyewon Kim, 23 vjeçe, u pengua dhe ra poshtë teksa u kërkonte turistëve t’i bënin foto teksa hidhej në ajër.
Është shumë e qartë se shkëmbinjtë janë të paqëndrueshëm dhe mos u tundni për ta parë nga afër.