Pikëpyetja e takimit Qeveri-opozitë

Pikëpyetja e takimit Qeveri-opozitë

Ndonëse është paraparë që takimi për demarkacionin me Malin e Zi ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe liderëve opozitarë të mbahet në fillim të tetorit, deri më tani nuk ka asnjë lëvizje nga ana e kryetarit të LDK-së.

Propozimi i kryeministrit Isa Mustafa për të diskutuar me opozitën rreth Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, ka mundësi të dështojë ende pa filluar, pasi liderët opozitarë mbeten të ndarë nëse do t’i përgjigjen apo jo thirrjes eventuale të liderit të ekzekutivit.

Derisa AAK-ja e “Nisma” mbeten në mëdyshje, Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se takimi nuk ka fare rëndësi, nëse paraprakisht nuk shqyrtohen 5 pikat e prezantuara nga ky subjekt, lidhur me po këtë marrëveshje, shkruan Zëri.

Mirëpo, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se ekzekutivi nuk pranon kushte sa i përket kësaj çështjeje. Sipas tyre, opozita duhet të marrë pjesë në takim, duke mos vënë as edhe një kusht të vetëm.