Pika kufitare në Merdare nga sot do të ketë ndërprerje të trafikut

Pika kufitare në Merdare nga sot do të ketë ndërprerje të trafikut

Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi, informon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e në veçanti ata të cilët shfrytëzojnë për qarkullim, respektivisht për kalim kufitar pikën kufitare Merdare që lidhë Republikën e Kosovës me Serbin, lidhur me punimet që janë duke u kryer në këtë pikë kufitare.

Në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, nga sot deri 15 nëntor, do të  ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar.

“Andaj me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme,  informojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht ti shfrytëzojnë Pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë”, thekson policia.Policia e Kosovës edhe më parë  ka njoftuar qytetarët lidhur me punimet që po zhvillohen në atë pikë kontrolli kufitar dhe me rrjedhën e qarkullimit në hyrje dhe dalje të vendit tonë, duke pas parasyshë përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare.